Fëmijët janë të ndryshëm, zhvillimi dhe rritja e tyre nuk është e njëjtë te secili.
Çka është normale për një fëmijë mund të mos jetë për tjetrin dhe kjo vlen edhe për ushqyeshmërinë. Por ka shumë raste kur prindërit ankohen se fëmija po bën naze dhe nuk po ushqehet mirë.
Në këto raste pediatri i mirënjohur dr.Halim Toro sugjeron kështu:
Prindërit nuk duhet ta përdorin ushqimin si ndëshkim ose shpërblim.
Fëmijët dallojnë në të ngrënit nga të rriturit. Disa mund të kenë nevojë për ushqim më shpesh gjatë ditës ose për ditë me radhë të pëlqejnë vetëm një lloj ushqimi.
Fëmijët ushqehen nga frigoriferi i shtëpisë, mos blini gjëra të pashëndetshme në mënyrë që fëmija të mos edukohet dhe ushqehet pashëndetshëm.
Lejoni fëmijën të ushqehet kur është i uritur dhe të ndalojë kur është i ngopur mos e detyroni të hajë gjithë pjatën.
Shtoni aktivitetin fizik, nga lodhja rritet uria. Nëse jeni të shqetësuar për fëmijën, pasi ai refuzon shumë ushqime, konsultohuni me mjekun pediatër, ai do ju udhëzoj specifikisht çka të bëni tutje.