Telenews

Çka po paralajmëron Lumbardh Salihu nga Kroacia?

Fituesi i “BBVK2”, Lumbardh Salihu ka ndarë me ndjekësit e tij në Instastory një video nga Spliti i Kroacisë.

Në top formë, ai ka publikuar pamje nga ky qytet bregdetar, duke shkruar në mbishkrim: “A new place to call home” (Një vend i ri për ta quajtur shtëpi).

Ky postim ka ngjallur kureshtje, pasi mbishkrimi lë të hapur mundësinë që Spliti të ketë një domethënie të veçantë për të.

Megjithatë, deri tani, nuk ka ndonjë konfirmim nëse bëhet fjalë për një qëndrim të përkohshëm apo për një zhvendosje të mundshme në Kroaci.

Sidoqoftë, surprizat nga ana e tij janë të shpeshta ndërsa një fillimi i ri jashtë Kosovës mund të jetë i mundur.

Të ngajshme

Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

Rrezarta Ramaj

“Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

Rrezarta Ramaj

Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës

Rrezarta Ramaj