Telenews

Clark nuk përjashton rrezikun e një konflikti të ri në Kosovë

 

 

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, ka thënë se ekziston rreziku i një konflikti tjetër në Kosovë.

Clark ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë 25 vjet pas përfundimit të sulmeve, ai thotë se “Serbia është si një magnet që i tërheq ambiciet imperialiste ruse në Evropë”.

Mendoj se ka rrezik për dhunë. Vite më parë, kemi parë përpjekje për grushtshtet në Mal të Zi. Së voni, kemi parë sherr në kufi mes Serbisë dhe Kosovës, në të cilin [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq ka mohuar se ka marrë pjesë. Por, dikush në Serbi ka marrë pjesë, sepse lëvizja e forcave ushtarake ka qenë e organizuar dhe e urdhëruar.
Kështu që, kur shihni se si funksionojnë gjërat në këtë pjesë të botës, e kuptoni se ka një dorë të fshehur pas pjesës më të madhe të kësaj. Dhe ajo dorë vjen nga Moska”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse mendon se mund të arrihet paqja me lidershipin aktual politik në Serbi, ai shtoi:

Kjo varet nga ajo që kuptoni me paqe. Aktualisht nuk ka konflikt. Mund të thuhet se është një paqe e ftohtë. Por, derisa Moska t’i tërheqë ambiciet e saj imperialiste nga rajoni, nuk do të keni stabilitet dhe shanse që njerëzit të pajtohen dhe të ecin përpara”, u shpreh ai.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani