Telenews

Çmimet e arit dhe argjendit rriten pas kapjes së Maduro-s

Çmimet e metaleve të çmuara, përfshirë arin dhe argjendin, kanë pësuar një rritje të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare pas kapjes së presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara, një zhvillim që ka rritur shqetësimet për rreziqet gjeopolitike dhe pasigurinë globale.

Në tregtimin e mëngjesit të së hënës në Azi, çmimi i arit u rrit me rreth 1.8%, duke arritur në 4,408 dollarë për ons, ndërsa argjendi regjistroi një rritje më të madhe prej 3.5%. Ky rritje ka sjellë një interes të shtuar të investitorëve për asete të cilat njihen si “strehe të sigurta” gjatë periudhave të pasigurisë.

Megjithatë, çmimet e naftës bruto janë mbajtur relativisht të qëndrueshme, ndërsa bursat në rajonin Azi-Paqësor shënuan kryesisht rritje.

Gjatë vitit 2025, çmimet e arit dhe argjendit arritën nivele rekord para se të pësonin një rënie në fund të vitit. Pavarësisht kësaj, ari regjistroi performancën më të mirë vjetore që nga viti 1979, duke shënuar një rritje mbi 60%, me një rekord historik prej 4,549.71 dollarësh për ons më 26 dhjetor.

Analistët e tregut thonë se rritja e çmimit të arit është nxitur nga pritshmëritë për ulje të mëtejshme të normave të interesit, blerjet masive nga bankat qendrore dhe pasiguria ekonomike globale.

Të ngajshme

Kryetari i Dragashit i drejtohet qytetarëve: Mobilizohuni dhe keni kujdes të shtuar

KushtrimGuraj

57 të vrarë në operacionin amerikan në Venezuelë, sipas raportimeve vendase

KushtrimGuraj

Autostrada Durrës–Tiranë vazhdon të jetë e përmbytur, trafik kilometrik automjetesh

KushtrimGuraj