Telenews

Çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme, lirohen nafta dhe benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e mërkure.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë, kurse nafta dhe benzina janë liruar me nga 1 cent, krahasuar një ditë më parë.

Kohë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës i kishte dërguar letër Qeverisë së Kosovës me anë të së cilës kërkojnë që marzha të caktohet duke u bazuar në nivelet e çmimeve aktuale.

Të ngajshme

8 teknika për t’u ndjerë në disponim gjatë tërë kohës

Rrezarta Ramaj

Shkurta dhe Gresa publikojnë duetin emocionues “Nënat Tona”

Rrezarta Ramaj

Nisin punimet për fabrikën e municionit

Rrezarta Ramaj