Çmimet e gazit janë rritur pasi Rusia i ka zvogëluar më tej furnizimet me gaz për Gjermaninë dhe vendet e tjera të Evropës Qendrore, deklaruan nga Moska në fillim të kësaj jave.
Çmimet evropiane të gazit janë rritur pothuajse për 2%, duke u bërë niveli më i lartë i rritjes prej kur Rusia e ka filluar pushimin e Ukrainës.
Kritikët akuzojnë qeverinë ruse për përdorimin e gazit si një armë politike.
Rusia i ka shkurtuar furnizimet përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani, me të tani është duke operuar, por me më pak se një të pestën e kapacitetit të saj normal.
Para Luftës së Ukrainës, Gjermania importonte mbi gjysmën e gazit të saj nga Rusia dhe pjesa më e madhe e tij vinte përmes Nord Stream 1, ndërsa pjesa tjetër vinte nga tubacionet me bazë tokësore.
Kompania ruse e energjisë Gazprom ka deklaruar se kjo ishte e nevojshme për të lejuar punën e mirëmbajtjes në një turbinë.
Qeveria gjermane, megjithatë, tha se nuk kishte asnjë arsye teknike që të kufizohet furnizimi.
Ukraina e ka akuzuar Moskën për një “luftë gazi” kundër Evropës dhe për ndërprerjen e furnizimeve për të shkaktuar “terror” mbi njerëzit.
Ndërkohë, Polonia ka thënë se do të jetë plotësisht e pavarur nga gazi rus deri në fund të vitit, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

