Telenews

Çmimet e karburantit në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i benzinës në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, ka bërë të ditur të enjten Shoqata Gjermane e Automobilistëve (ADAC).

Sipas ADAC, të mërkurën drejtuesit e automjeteve paguanin mesatarisht 2.215 euro për litër të benzinës E10, lloji më i lirë i benzinës në vend.

Ky çmim është i barabartë me rreth 9.73 dollarë për gallon. Rekordi i mëparshëm ishte shënuar në mars të vitit 2022, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, kur sanksionet ndikuan në furnizimet me energji.

Këtë herë, rritja e çmimeve lidhet kryesisht me luftën në Iran, e cila ka ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

 Gjermania kishte vendosur përkohësisht një ulje të taksës së karburanteve për të lehtësuar barrën mbi konsumatorët, por kjo masë përfundoi në fund të qershorit.

 ADAC vlerëson se çmimi aktual i benzinës është tepër i lartë, veçanërisht pasi çmimi i naftës është dukshëm nën nivelet e arritura gjatë pranverës, shkruan DW.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj