Telenews

Çmimet po “fluturojnë”, inflacioni në qershor arrin në 4.3% – rritje të madhe te kafeja, energjia dhe ushqimet bazë

Kosovarët po përballen me çmime gjithnjë e më të larta, teksa inflacioni vazhdon të rritet muaj pas muaji.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në muajin qershor të këtij viti u rrit në 4.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Krahasuar me muajin maj 2025, ky indeks është rritur me 0.7 për qind, çka tregon një përshpejtim të inflacionit nga muaji në muaj. Në maj, inflacioni ishte 3.6 për qind, në prill 3.0 për qind, ndërsa në janar ishte vetëm 1.5 për qind. Rritjet më të larta të çmimeve janë regjistruar te produktet bazike dhe shërbimet që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Kafeja dhe çaji u rritën me 18.2 për qind, energjia elektrike me 17.8 për qind, frutat me 14.8 për qind dhe pushimet e organizuara me 13.3 për qind. Mishi u rrit me 12.8 për qind, shërbimet e automjeteve personale me 10.4 për qind, vajrat dhe yndyrnat me 9.7 për qind, shërbimet hotelierë me 7.7 për qind, perimet me 7.2 për qind dhe shërbimet ambulantore me 7.1 për qind.

Të ngajshme

“Liria ka emër” nesër mban konferencë për media

Valjeta Turkaj

Deputeti gjerman kritikon heshtjen për shqiptarët në Serbi dhe mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE

KushtrimGuraj

Dështon edhe përpjekja e 46-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

KushtrimGuraj