Telenews

Çollaku: Kurti po aludon se takoi përfaqësues të pakicave, takoi ministrat e tij

Opinionisti Bekim Çollaku ka thënë se Albin Kurti ka papjekuri politike, dhe siç vlerësoi ai, për këtë flet shumë ideja e takimeve të sotme, duke aluduar se ka takuar përfaqësues të pakicave.

Megjithatë, ai u shpreh në Rubikon, se e vërteta qëndron ndryshe meqë, Kurti, nuk takoi askënd tjetër përveç ministrave të kabinetit të tij.

”Mua nuk me duket pjekuri e madhe politike, që ai ka filluar takimet duke aluduar që ka takuar përfaqësues të pakicave”.

”Sepse ne rastin konkret, ai ka takuar një nga ministrat e tij, zotëri Rashiq, që është një individ, një deputet të vetëm që d.m.th ka një votë të vetme dhe zonjën Emilia Rexhepi, e cila po ashtu është anëtare e kabinetit të tij dhe është zëvendëskryeministre”.

”Mirëpo e rëndësishme është që kryeministri më në fund ka filluar të zhvillojë negociatat me deputetë të caktuar, me përfaqësues të partive të caktuara, mirëpo të cilat deri në këtë fazë, referuar këtyre dy takimeve që ai ka bërë sot, nuk japin asnjë garanci, që kryeministri Kurti do të jetë në gjendje që të ndërtojë një qeveri stabile dhe me numra të mjaftueshëm për të pasur një mandat qeverisës të ardhshëm dhe të plotë”

Të ngajshme

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj

Grabitja e 8 mijë eurove në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Rrezarta Ramaj

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Rrezarta Ramaj