Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, pas takimit që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, tha se është qenësore që të shënohet progres i prekshëm në dialogun Kosovë – Serbi.
Costa tha se përparimi në dialogun me Serbisë është në dobi të rrugëtimit evropian të Kosovës.
“Vendi i Kosovës është në familjen e Bashkimit Evropian por po ashtu kërkon që të përmbushni zotimet tuaja”, tha Costa.
Më tej, ai i tha Osmanit se ka punuar shumë në forcimin e demokracisë në vend, por dha mesazh edhe për partitë politike për arritjen e një konsensusi për themelimin e institicuoneve.
“Keni punuar shumë për ta forcuar demokracinë tuaj dhe jam i sigurt se do të vazhdoni në të njëjtën mënyrë, kjo përfshin ndërtimin e konsensusit mes forcave politike”, tha ai.