Telenews

COVID-19 shtoi të sëmurët me tiroide në Shqipëri

Dëmet e COVID-19 në organizëm shkojnë përtej kohës së sëmundjes. Virusi ka shtuar dukshëm të sëmurët me gjëndrën e tiroides.

“Më merreshin mendtë, kisha djersitje gjatë natës, kisha dhimbje të fytit. Bëra analizat dhe dola me tiroide”, – thotë një pacient i ri në moshë, i cili pasi kaloi coronavirusin, mësoi se kishte tiroidit subakut ose pezmatim të tiroides.

Kjo është një ndër pasojat më të shpeshta post-COVID. Por në një kohë më të gjatë pasojë janë sëmundjet autoimune, kryesisht tiroidit Hashimoto dhe sëmundja Basidov.

Sëmundjet autoimune ndodhin kur sistemi imunitar gabimisht sulmon trupin. Hashimoto është sëmundja kur imuniteti sulmon gjëndrën e tiroides dhe ul prodhimin e hormoneve të saj.

“Ulja e funksioneve të tiroides bën që këta njerëz të jenë më të plogësht, më të lodhur, të kenë çrregullime të jashtëqitjes, ftohtë. Janë më të mbyllur dhe shpeshherë janë dhe shkaqet për depresion”, thotë doktor Eduard Spahiu, endokrinolog.

Hashimoto shfaqet kryesisht në moshat 30-40 vjeç. Në të gjithë botën, sipas statistikave kjo sëmundje ka prekur 10-12% të popullsisë, shumica gra.

Sipas mjekut Spahiu, mungesa e hormonit të tiroides mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e fetusit në gratë shtatzëna.

Por a është i lehtë identifikimi i kësaj sëmundjeje autoimune? Mjaftojnë analizat e gjakut dhe sipas rastit një ekografi e gjëndrës tiroide.

Në të gjithë botën 30% e popullsisë vuan nga mungesa e jodit. Kjo mungesë  konsiderohet shkaku kryesor i dëmtimeve të parandalueshme të trurit në nivel botëror. Në Shqipëri, në 2008 u vendos me ligj fortifikimi me jod i kripës.

Të ngajshme

Një lugë krip më pak në ditë e barabartë me ilaçet kundër tensionit të gjakut

Hafize Elshani

Konsumimi i përditshëm i këtyre pijeve mund ta rritë rrezikun e demencës dhe goditjes në tru

Donat Hashani

“I kanë marrë dokumentet”, Sejdiu tregon saktë se sa mjekë janë gati për t’u larguar nga Kosova

Donat Hashani