Telenews

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

cristiano-ronaldo-i-propozon-martese-georgina-rodriguez

Georgina Rodriguez ka ndarë me publikun një moment shumë të veçantë në jetën e saj personale, duke njoftuar se Cristiano Ronaldo i ka bërë propozimin për martesë.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, ajo shkroi: “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha jetët e mia”.

Në postim, ka shfaqur unazën madhështore me diamant, simbol i dashurisë dhe lidhjes mes tyre.

Çifti i famshëm janë bashkë që nga viti 2016 dhe kanë ndërtuar një familje të bukur së bashku. Ata janë prindër të dy fëmijëve së bashku, ndonëse futbollisti ka edhe dy të tjerë.

Dashuria dhe përkushtimi i tyre ndaj familjes kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave.

Propozimi duket se ka ndodhur në Riad, Arabinë Saudite, ku Ronaldo aktualisht luan për klubin Al Nassr.

Ky moment i veçantë përkon me periudhën ku çifti po shijon jetën dhe projektet e tyre të përbashkëta.

Fansat kanë bërë urime të ndryshme në postim, duke vlerësuar këtë histori dashurie që vazhdon të jetë një frymëzim për shumë njerëz në mbarë botën.

Të ngajshme

Dafina Zeqiri mburret me emrin unik të djalit: Vetëm një ‘Daskan’ në Kosovë

KushtrimGuraj

Enca Haxhia mahnit ndjekësit me pamje joshëse pranë pishinës

Erzana Fazliu

Sulmi ndaj këngëtarit Shpat Kasapi në një dasmë – policia jep detajet

Valjeta Turkaj