Telenews

Daçiq thotë se Serbia do të “luftojë” kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se Beogradi nuk do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës “pa luftuar”.

“Kam paralajmëruar për kompleksitetin e anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Europës dhe kam vënë në dukje se anëtarësimi nuk do të kalojë pa luftë”, tha Daçiq në një deklaratë për Tanjug pas një takimi me homologen e tij nga Islanda, Tordis Kolbrun R. Gilfadotir, vendi i së cilës do të marrë Presidencën e Këshillit të Europës.

“Çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet që ne i përmbahemi kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Ukrainës”, tha Daçiq.

Kosova ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Këshill të Europës në maj të këtij viti.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj