Telenews

Daçiq thotë se Serbia është pro liberalizimit të vizave për Kosovë: Sepse atëherë vendi do mbetet pa shqiptarë

Shefi i diplomacisë serbe në një deklaratë për media, së fundmi ka thënë se Serbia aspak nuk paraqet problem për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kjo pasi Kosova pas liberalizimit, do të zbrazet.

Këtë deklaratë të Daçiqit e ka publikuar anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste në Serbi, Boris Miliçeviq, që është ndihmës i ministrit për të drejtat e njeriut e të pakicave dhe dialogun shoqëror në Qeverinë e Serbisë.

Daçiq e tha edhe në vitin 2019, kur ishte ministër i Jashtëm, se  Serbia është pro që Kosovës  t’i jepet liberalizimi i vizave, në mënyrë që shqiptarët ta braktisin vendin e tyre.

Të ngajshme

Aksident në Raushiq të Pejës, s’dihet për të lënduar

Valjeta Turkaj

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prizren

Valjeta Turkaj

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se “triumfuan” në luftë

Valjeta Turkaj