Telenews

Daçiq vazhdon fushatën kundër Kosovës, kërkon bllokimin e anëtarësimit në Interpol

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga bashkësia ndërkombëtare për të ndalur fushatat obstruktive dhe për të kontribuar në stabilitetin rajonal, Serbia, nën drejtimin e Ivica Daçiçit, vazhdon një lobim të ashpër dhe të organizuar kundër shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Daçiq e ka vazhduar fushatën kundër Kosovës. Në qendër të këtij lobimi këtë herë është përpjekja e pandërprerë për të bllokuar anëtarësimin e Kosovës në organizata kyçe si INTERPOL, raporton Kossev.

Sic ka bërë edhe më herët, Daciq ka ritheksuar qëndrimin e Beogradit kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL, gjatë qëndrimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Samitin e 4-t Botëror të Policisë që mbahet në Dubai nga 13 deri më 15 maj.

Në një takim dypalësh me presidentin e INTERPOL-it, Ahmed Naser Al Raisi, Daçiq ka deklaruar se “për Serbinë është me rëndësi thelbësore që Kosova të mos bëhet anëtare e kësaj organizate ndërkombëtare policore”.

Ai theksoi se Serbia ka dy arsye kryesore për këtë kundërshtim: e para, që Kosova të mos fitojë legjitimitet ndërkombëtar përmes anëtarësimit në organizata si INTERPOL; dhe e dyta, që të parandalohen sipas tij, “politizimet e fletarresteve ndërkombëtare”, të cilat mund të përdoren kundër qytetarëve serbë për arsye politike.

Daçiq nënvizoi se ky pozicion është i pandryshuar prej vitesh dhe përmendi përpjekjet e vazhdueshme të Beogradit për të lobuar kundër pranimit të Kosovës në INTERPOL.

Që nga fillimi i përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë anëtare e INTERPOL-it në dekadën e dytë të shekullit XXI, Serbia ka organizuar një fushatë për të bllokuar këtë proces.

Të ngajshme

Gjendet një trup në Dragodan, dyshohet të jetë nga lufta e fundit

Valjeta Turkaj

Trump me pesë kërkesa për udhëheqësin e ri të Sirisë

Valjeta Turkaj

Themelorja s’e pezullon vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, paralajmërohet ankesë në Apel

Valjeta Turkaj