Telenews

Dafina me mesazh solidariteti për familjet e goditura nga vërshimet

Këngëtarja e njohur kosovare Dafina Zeqiri ka reaguar pas vërshimeve që kanë prekur disa zona në Kosovë, duke ndarë një mesazh në rrjetet sociale.

“Lutje për të gjitha familjet e prekuna nga vërshimet në Kosovë. Uroj që të gjithë me qenë të sigurt dhe me marrë ndihmën e nevojshme. Zoti ju mbroftë ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar Dafina, duke shprehur solidaritetin e saj me të prekurit nga kjo situatë e vështirë, përcjell Indeksonline.

Mesazhi i saj është pritur pozitivisht nga ndjekësit, duke e vlerësuar ndjeshmërinë dhe përkrahjen e artistes në këto momente të rënda për shumë familje.

Dafina Zeqiri, ashtu si edhe figura të tjera publike, po përdor zërin e saj për të përcjellë mbështetje dhe për të bërë thirrje për ndihmë dhe solidaritet ndaj atyre që po përballen me pasojat e vërshimeve.

Të ngajshme

Benita e “godet” fort të dashurin këngëtar që e ka lënë jashtë, tregon për burrat që i pëlqejnë dhe s’është ai

KushtrimGuraj

Xheneta trazon menjëherë ujërat në shtëpi: Keni thyer rekord për mospastërti

KushtrimGuraj

Shkurta e merr veten mirë pas daljes nga Big Brotheri, rregullohet e bëhet si llokum, paska me e gjet një burrë të mirë

KushtrimGuraj