Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën “Xhane”, e cila po tërheq vëmendje të madhe nga fansat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale.
Një pjesë e këngës tashmë ka bërë bujë në TikTok, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke krijuar trend-e të reja.
Për realizimin e këngës, Dafina ka bashkëpunuar me producentin e njohur Benny Bee, i cili është përkujdesur për melodinë dhe tekstin, duke garantuar një kombinim të fuqishëm mes ritmit dhe emocioneve.
Më poshtë mund të dëgjoni këngën e plotë.

