Telenews

Dafina Zeqiri shkëlqen me barkun e rrumbullakosur: Në pritje të ëmbël dhe më aktive se kurrë

Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja ku tregon barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar se është në një fazë të bukur të jetës së saj.

E veshur me të zeza, një bluzë e shkurtë që i zbulonte barkun dhe flokët e kapura në një bisht elegant, Dafina dukej në formë të mrekullueshme dhe plot shëndet.

Këngëtarja e njohur mbante dorën mbi bark ndërsa buzëqeshte ëmbëlsisht, duke reflektuar qetësi dhe lumturi.

Me një grim të thjeshtë dhe natyral, ajo vazhdon të frymëzojë fansat me stilin e saj minimalist dhe elegancën e saj natyrore.

Pavarësisht shtatzënisë, Dafina nuk është ndalur nga performancat e saj në koncerte, duke treguar përkushtim dhe energji të admirueshme.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, janë në pritje të një djali, dhe lajmi ka ngazëllyer fansat e saj në të gjitha rrjetet sociale.

Të ngajshme

Gresa “trazon” rrjetin, publikon foto nga shtrati me të dashurin

Valjeta Turkaj

Livia Brunga përballet me ofendime të rënda, reagon dhe publikon profilin e komentueses

Valjeta Turkaj

Gjesti deklaron mes spektaklit “Du me kon bashkë me Eglin”

Erzana Fazliu