Mirlind Daku ka zbuluar në një reportazh për klubin e tij, Rubin Kazan, se është fans i Manchester Unitedit.
Mirëpo, ai në trup ka një tatuazh të një fëmije të vogël që bart fanellën e sulmuesit Obafemi Martins sa ishte lojtar i Interit.
Djaloshi, në tatuazh, është duke e mbajtur dorën e një djali më të madh që rezulton të jetë vëllai i tij.
“Vëllai im i madh më merrte me vete kur luante futboll dhe sa herë dilja jashtë, e vishja këtë vanellë të Martinsit”, ka thënë Daku.
“Atëbotë më quanin Martins për shkak të fanellës. Kjo ka qenë ndër fanellat e mia të para”.
Kur intervistuesi e njofton që Martinsi ka luajtur për klubin në të cilin luan Daku tash, kosovari mbeti i habitur duke thënë se nuk e paskësh ditur këtë.