Telenews

Daku: Fitorja ndaj Serbisë më e madhja në karrierë, fantastike që Shqipëria dhe Kosova të jenë në Botëror

Sulmuesi i kuqezinjve, Mirlind Daku e ka cilësuar fitoren në Serbi si më të rëndësishmen në karrierën e tij.

“Për mua është fitorja më e madhe në karrierën time. Duke marrë parasysh gjithçka, rrethanat, historinë e gjithçka tjetër, e konsideroj si fitoren më të bukur dhe të veçantë”, ka thënë Daku.

Ai ndërkaq ka thënë se do të ishte fantastike që Kosova dhe Shqipëria të kualifikoheshin në Botëror.tare

“Po, mendoj se Kosova e meriton plotësisht të jetë në garë për play-off. Uroj me gjithë zemër që ta realizojë këtë ëndërr, sepse do të ishte një arritje historike. Do të ishte fantastike që si Shqipëria ashtu edhe Kosova të ishin në një Kampionat Botëror”, ka thënë Daku.

Të ngajshme

Me kërkesë të avokatit, anulohet seanca për vrasjen në Dumnicë të Podujevës

Erzana Fazliu

Përmbytje në disa zona të Prizrenit, Totaj në terren për t’i ndihmuar qytetarët

Valjeta Turkaj

Vinicius Jr me mesazh për tifozët e Realit pas fitores në “El Clasico”

Valjeta Turkaj