Telenews

Dalin pagat e mësimdhënësve grevistë

Sot janë ekzekutuar pagat e mësimdhënësve për muajin shtator.

Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

“Po, janë ekzekutuar pagat” – tha shkurt ai.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës kundër ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, Enis Spahiut, për çështjen e mosekzekutimit të pagave të mësimdhënësve.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht të shtunën se kanë pezulluar grevën e filluar më 25 gusht në administratën publike dhe arsim deri në janarin e vitit 2023.

Ndërsa më 3 tetor ka nisur zyrtarisht viti i ri shkollor 2022/2023.

Të ngajshme

Vdes nëna e Hysni Gucatit

Valjeta Turkaj

“Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje”: VV-ja zyrtarizon koalicionin me tri parti

Valjeta Turkaj

Vritet biznesmeni shqiptar në Elbasan

Valjeta Turkaj