Telenews

Dalin pamjet ku shihet vetura e Diogo Jotas duke u djegur disa minuta pas aksidentit

Janë publikuar tashmë disa pamje apo më saktë një video ku pretendohet se është duke u djegur vetura e yllit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili vdiq së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, mëngjesin e sotme (e enjte) në Spanjë.

Gjatë ditës së sotme (e enjte) erdhi lajmi se sulmuesi portugez 28-vjeçar, së bashku me vëllain e tij kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë.

Vdekja e tyre erdhi pasi vetura e tyre Lamborgini thuhet se doli nga rruga pas shpërthimit të gomës dhe pastaj mori flakë, duke lënë të vdekur të dy lojtarët, duke shkaktuar reagime të shumta.

Pas reagimeve të shumta dhe disa pamjeve të mëvonshme ku shihet vetura e shkrumbuar, tashmë kanë dalë edhe disa pamje ku thuhet se janë vetëm disa minuta pas aksidentit.

Një video që po qarkullon në platformën “X”, e paraqet një kamionë duke kaluar andej pari dhe duke e filmuar veturën e mbuluar nga flakët.

 

 

Shoferi i kamionit pretendon të jetë e futbollistit tashmë të ndjerë, Diogo Jota.

Videon e njëjtë e ka postuar edhe gazeta AS, e cila llogaritet si një medium kredibil në Spanjë.

Të ngajshme

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj