Telenews

Dalin para gjykatës në Kralevë tre policët e kidnapuar

Tre policët e kidnapuar brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe, kanë dalë këtë të premte në mëngjes përpara gjykatës në Kralevë të Serbisë.

Ndaj tyre po zhvillohet seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati serb, Çedomir Stojkoviq, përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Tre policët e Kosovës të arrestuar, R.Z., B.S. dhe M.S ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kralevë. Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon afati prej 48-orësh i ndalimit policor”, tha Stojkoviq.

Të ngajshme

Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030

Rrezarta Ramaj

Horoskopi për 28 Korrik

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 28 korrik

Rrezarta Ramaj