Ish-banorët Shkëlzen Oruçi dhe Aldo Marku kanë komentuar situatat e fundit në Big Brother VIP Albania 4.
Ata diskutuan për rastin e Joz Markut me Gjestin e gjithashtu edhe për finalistët e këtij edicioni.
E cilësuan të papranueshëm veprimin e tij, ndonëse janë mërzitur për daljen e Gerta Gixharit.

Pjesë nga intervista e tyre:
Wake Up: Si e pritët daljen e Gertës?
Aldo: Ne ishim të gjithë të zhgënjyer. Mezi mbajta lotët kur doli. E di sa ka luftuar, e ka nisur e para luftën dhe ishte shumë zhgënjyese. Nisi një ngushtim që kur u vendos se do ishin 4 finalistë, jo 5. E di çfarë impakti dhe presioni ishte për secilin kjo. Por dinamika ndryshon çdo javë.
Shkëlzeni: Gerta tregoi qytetari, vlera. Ra në nominim me disa personazhe që kanë pasur dinamika më shumë se Gerta.
Wake Up: Si e patë përzgjedhjen e katër finalistëve?
Shkëlzeni: Do ndërroja Laertin me Gertën. Diferencën e bën audienca, sa të dashur janë për publikun. Për Rozanën kam dyshimet e mia që është ajo natyrë. Është e frikshme të duash atë personazh.
Aldo: Për Laertin nuk kishte hapësirë aty. Flitet që është i vetëpërmbajtur dhe inteligjent, por nuk ka qenë i vetëpërmbajtur. I ka shkuar Gertës dhe Valbonës fytyrë më fytyrë. Unë Eglin e kisha zgjedhur për finaliste, por nëse do ishin 5. Duhet të ishte krijuar vend për Gertën.