Mesazhet e fundit që qytetarëve iu dërguan në telefonat e tyre kinse po iu ka ardhur një gjobë trafiku nga policia, janë skema mashtrimi që kosovarëve iu dërguan në ditët e fundit.
Njohësi i sigurisë kibernetike Blerton Abazi thotë që këtyre mesazheve duhet të i kenë kujdes qytetarët dhe së pari të bëjnë verifikimin e tyre.
Ky lloj i mashtrimeve ku synohen marrja e të dhënave bankare dhe të pagesë për gjobën e rrejshme.
Abazi thotë që plani i mashtruesve është që të merren edhe të dhënat personale.
Këto skema thotë se janë të pranishme më shumë sidomos pas kohës së pandemisë e tutje e që të njëjtin problem e kanë vendet e rajonit.
Kosovës njohësi thotë se i mungon një fushatë vetdijsuese që qytetarët të kuptojnë më mirë sistemin digjital bankar ku duhet të ruhen të dhënat e tyre.
Abazi iu bënë thirrje të gjithë kosovarëve që mos të bien pre e këtyre mashtrimeve dhe secilin lajmë që iu vjen ta verifikojnë.
Por nëse gabimisht bien pre e tyre të lajmërojnë njësinë nacionale për siguri kibernetike apo policinë e Kosovës.
Abazi thotë se institucioni për sigurinë kibernetike është mjaftë i përgatitur, kjo shihet edhe ngase Kosova krahasuar nga vendet tjera të rajonit është sulmuar më së paku nga këta pirat të dhënave personale.