Telenews

Danimarka kap Kosovën “për veshi” për në BE (VIDEO)

Baneri prezantues i Polonisë që qëndroi për gjashtë muaj largohet, për t’i lënë vend atij të Danimarkës e cila do ta mbajë presidencën e Bashkimit Evropian nga 1 korriku deri më 31 dhjetor.

Qysh në orët e para të marrjes së kryesimit të Këshillit të BE-së, danezët prezantuan prioritet e tyre udhëheqëse – njëri e që është zgjerimi mbetet siç e quajnë domosdo gjeopolitike, raporton Klan Kosova.

Në këtë pikë mes tjerash, thuhet se Kopenhaga do çoj përpara negociatat e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor që ka gjashtë shtete, si dhe Ukrainën e Moldavinë.

Shtohet se procesi është ngushtë i lidhur me përpjekjet për të mbështetur vlerat themelore të BE-së, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

Në procesin e integrimeve evropiane, Kosova qëndron më prapa sesa gjitha republikat tjera ballkanase.

Vendi aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat në dhjetor 2022, por dokumenti deri tani kurrë nuk u shqyrtua zyrtarisht nga Brukseli.

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, thotë se vendi së pari duhet të punojë me Danimarkën për mundësinë e heqjen së masave që BE-ja i ka ndaj Kosovës.

Këtu sipas saj, mund të luajë rol edhe diplomati danez Peter Sorensen, që është i dërguar i unionit për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për herë të fundit, Bashkimi Evropian, që aktualisht ka 27 shtete anëtare, u zgjerua me Kroacinë në vitin 2013. Shteti kroat hyri në BE më 1 korrik të para 12 viteve.

 

Të ngajshme

Protestat në Serbi – studentja amerikane përplaset për toke, xhandarmeria serbe e shkelin dhe godasin

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 3 Korrik

Erzana Fazliu

Kurti për deklaratat e Trump rreth Kosovës e Serbisë: S’i di planet e ShBA-së, s’kam informacione

KushtrimGuraj