Telenews

Dardanët me atmosferë të mirë nisin përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji

Kombëtarja e Kosovës i ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e këtij fund muaji kundër Izraelit dhe Andorrës, në kuadër të ciklit të ri kualifikues për Euro 2024.

Në stërvitjen e parë, e cila u zhvillua pasdite në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ekipi nuk ishte i kompletuar, pasi një pjesë e futbollistëve kanë bërë rigjenerim në hotel për shkak se kanë zhvilluar ndeshje mbrëmjen e kaluar.

Ndërkaq, gjatë seancës stërvitore është punuar me dy grupe, ku njëri grup ka bërë vetëm ushtrime fizike të kombinuara me vrapime të lehta dhe pasime me top, derisa pjesa tjetër kanë punuar edhe në aspektin tekniko-taktik.

Atmosfera në radhët e Dardanëve është shumë e mirë, teksa lojtarët janë përplot vullnet e dëshirë që këtë fushatë kualifikuese ta nisin mbarë në mënyrë që të realizohet objektivi historik për kualifikim në Evropian.

Kombëtarja e Kosovës të martën po ashtu në Kampin Nacional në Hajvali, e zhvillon seancën e radhës stërvitore, në orën 10:30.

Të ngajshme

Spektakli i garantuar: Hazrolli premton mbrëmje madhështore të boksit në Mynih

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

U raportua se Akil Gjakova është vetëdorëzuar, policia jep detajet – reagon edhe Federata e Xhudos