“Dardanët”
publikojnë foto turpëruese për grekët
Kombëtarja
e Kosovës pësoi humbje sonte në ndeshjen ndaj Greqisë në Ligën e Kombeve.
Ndeshja
e zhvilluar në stadiumin “Panthessaliko” përfundoi me rezultatin 0:2, shkruan
Gazeta Express.
Ndeshja
u përshkrua me tensione të shumta, teksa ishin grekët që nuk i ndalen
provokimet që nga fillimi e deri te mbarimi i ndeshjes.
Përveç
se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e
flamurit serb, tensione kishte edhe mes tifozëve.
Gjatë
ndeshjes, grekët kanë gjuajtur me mjete ndezëse në drejtim të tifogrupit
“Dardanët”.
Pas
pjesës së parë ndodhi edhe një përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe Greqisë,
ku u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar sadopak situatën.
Nga “Dardanët” është publikuar një fotografi ku shihen veshjet e grekëve. Kjo në rregullat e tifozërive konsiderohet si fyese ose poshtëruese për tifozët kundërshtarë, kur një tifogrup ua merr ato që e simbolizojnë një grup të tifozëve, si transin apo rekuizitat. /Gazeta Express/
The post “Dardanët” poshtërojnë tifozët grekë pas ndeshjes appeared first on Gazeta Express.

