Telenews

Data për zgjedhjet: Haradinaj tregon nëse merr pjesë në takimin e ftuar nga Osmani

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një letre drejtuar presidentes Vjosa Osmani e konfirmon pjesëmarrjen e tij në takimin konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se do të jetë pjesë e takimit ku edhe do të paraqes qëndrimin e partisë së tij për datën e zgjedhjeve parlamentare.

“E nderuara Znj. Presidente, Ju falënderoj për letrën ku ftohemi të jemi pjesë e konsultave për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës. Ju njoftoj se pas konsultave të bëra me Kryesinë e AAK-së është vendosur të jemi pjesëmarrës në takimin konsulativ të caktuar prej jush, ku do ta paraqes edhe qëndrimin e Aleancës për datën e mundshme të zgjedhjeve parlamentare”, shkruan Haradinaj në letër.

Pjesëmarrjen në takimin e 31 korrikut e kanë konfirmuar edhe partitë tjera opozitare PDK, e LDK, ndërsa si përfaqësues i Vetëvendosjes pritet të jetë Glauk Konjufca.

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës 1 Korrik

Erzana Fazliu

BE paralajmëron Kosovën lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KushtrimGuraj

Lladrovci: Askush s’mund të më largojë nga PDK-ja, e kam bërë krenare partinë

KushtrimGuraj