Telenews

Dikur fitoi Ligën e Kampionëve, tani me 9 fëmijë, ai po përballet me burg për një borxh prej 167 mijë eurosh

dikur-fitoi-ligen-e-kampioneve,-tani-me-9-femije,-ai-po-perballet-me-burg-per-nje-borxh-prej-167-mije-eurosh

Ish-mesfushori i Manchester United, Anderson, po përballet me një situatë të rëndë ligjore në Brazilin e tij të lindjes.

Një gjykatë familjare në Porto Alegre ka urdhëruar 37-vjeçarin që të shlyejë një borxh prej 142 mijë funte (rreth 167 mijë euro) për mbështetje financiare ndaj fëmijëve të tij, përndryshe do të dërgohet pas hekurave.

Vendimi u mor më 3 shtator, por u bë publik vetëm ditët e fundit. Nëse nuk paguan shifrën e kërkuar, Anderson rrezikon të kalojë 30 ditë në burg nën mbikëqyrje të rreptë, në një regjim të mbyllur.

Megjithatë, në rast mbipopullimi, ai mund të vendoset në një regjim më të lehtë, ku do t’i lejohej të dalë gjatë ditës për të punuar ose studiuar, por me detyrimin që të kthehet natën në qeli. Borxhi i grumbulluar daton që nga 28 korriku dhe kap vlerën e më shumë se një milion real brazilian.

Baba i nëntë fëmijëve, me të kaluar të trazuar

Anderson, i cili së fundmi ka zbuluar se është baba i nëntë fëmijëve, nuk ka komentuar publikisht për rastin. Avokati i tij, Julio Cezar Coitinho Jr., ka pranuar vetëm se bëhet fjalë për një çështje që përfshin të mitur, duke refuzuar të japë më shumë detaje për shkak të urdhrit të konfidencialitetit.

Kjo nuk është hera e parë që ish-lojtari përballet me drejtësinë. Pesë vjet më parë, ai u hetua për pastrim parash me kriptovaluta, një rast ku dyshohej se ishin përfshirë 4.7 milionë funte (5.39 milionë euro).

Në atë kohë, gazeta “Globo” e përmendi si një nga tetë të dyshuarit, megjithatë nuk dihet se çfarë ka ndodhur me hetimin deri më sot.

 

Nga lavdia me Ronaldon te rënia e papritur

Karriera e Andersonit kishte nisur në mënyrë të shkëlqyer. Ai luajti tetë ndeshje me Brazilin, duke fituar Copa América në vitin 2007 dhe medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike të Pekinit 2008.

Në vitin 2007 u transferua nga Porto te Manchester United, ku u bë braziliani i dytë në historinë e klubit pas Kleberson. Me fanellën e “Djajve të Kuq” fitoi katër tituj të Ligës Premier dhe një Ligë të Kampionëve në vitin 2008.

Në një intervistë të kohëve të fundit, Anderson tregoi edhe jetën e tij në Angli, duke kujtuar sesi Cristiano Ronaldo dhe Nani e ndihmuan në fillimet e tij.

“Ai më adoptoi. Jetova në shtëpinë e Ronaldos për gati një vit. Kishte gjithçka: kuzhinier, pishinë, xhakuzi, fushë tenisi. Ai na çonte në stërvitje dhe na mbështeti në gjithçka. Nuk shpenzova asgjë”, tha Anderson.

Anderson dhe Ronaldo

Por nga luksin dhe trofetë, ish-ylli brazilian tani po përballet me një realitet të hidhur: borxhe, hetime dhe rrezikun për të kaluar ditët e ardhshme pas hekurave.

Të ngajshme

Bashkimi i pandalshëm, triumfon në Manastir ndaj Pelisterit

KushtrimGuraj

“Nuk jam te Benfica falas, por po humbas para” – Mourinho vjen me deklaratë befasuese

KushtrimGuraj

Dy minuta vonesë i kushtuan shumë Rashfordit të Barcelona

Donat Hashani