Telenews

Debat mes Kristit dhe Luizit në Big Brother Albania VIP

Dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 2.

Debatet mes banorëve kanë munguar teksa janë parë duke kaluar një kohë të mirë me njëri tjetrin.

Kjo gjë nuk iu ka zgjatur pasi që në ditën e sotme kanë rifilluar debatet.

Pas debatit Dea-Luzi, Kristi është banori tjetër i cili u përplas me Luizin.

Debati filloi me Kristin i cili e quajti të rëndë situatën kur Luizi e pengoi Kiarën të dilte nga lavamani për mos të fituar lojën.

Ndërkaq Luizi tha se edhe Keisi ka pretenduar dashuri nga ai dhe në fund u lëndua, por Kristi tha se ajo nuk shprehur ndonjëherë dashuri.

Sipas tij është i çuditshëm fakti që ai është ende në shtëpi në këtë pikë të lojës. Ai u shpreh se publiku do njerëz serioz siç është ai, por edhe kloun si Luizi.

Kristi: Duhet të jesh në gjunjë që të kanë çuar deri këtu, që të kanë dhënë një shans, një orë kohë televizive, duhet të jesh mirënjohës që ke pasur mundësinë të flasësh një orë në televizor.

Luiz: Kur kam folur unë në televizor ti s’ke ditur të flasësh shqip o Krist. Ti nuk ke ditur të lidhësh dy fjalë, kështu që mos fol kot.

Kristi: Ke qënë njeriu që publiku ka thënë ajd të shikojmë ça do bëjë ky sot, prandaj të ka mbajtur.

Luiz: A thua?

Kristi: Po.

Të ngajshme

“Të më sulmojnë me Ritën, është e ulët”/ Për çfarë e ka fjalën Roza Lati?

Erzana Fazliu

Rita Ora merr gjithë vëmendjen me fustanin transparent

Erzana Fazliu

Fero njofton se s’do të jetë në rrjete sociale për 6 muaj: Rikthimi do të jetë i paparashikueshëm

Donat Hashani