Telenews

Debat në mes të Valon Sylës dhe Zgjim Hysenit: Ti i ki kontribu Kurtit. Kujt i ki kontribu ti?

Gazetari Valon Syla dhe anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni kanë debatuar në emisionin Pressing në T7 për arsyet pse po ikin qytetarët nga Kosova.

Hyseni ka thënë se qeverisja nuk është e vetmja arsye pse ka ikje, teksa ka shtuar se ka shumë faktorë që kontribojnë. Këtu ndërhyri Syla që i tha se ai ka kontribuar që qeveria e tanishme të vijë në pushtet.

Ti i ki kontribu Kurtit”, i tha ai.

Hyseni ia ktheu, duke lënë të kuptohet se edhe ai kontribuar për qeveri tjera para kësaj.

“Edhe mund të të tregoj kujt i ki kontribu ti. Nuk pritoja”, tha Hyseni.

“Vetëm Kurtit nuk i kam kontribuar”, tha përsëri Syla.

Hyseni vazhdoi fjalën e tij duke thënë se arsyeja pse Gjermania po pranon kosovarët është fakti që kanë mungesë të punëtorëve, ndërsa shtoi se Franca në anën tjetër ka kushte shumë më të mira për ata që jetojnë aty.

Të ngajshme

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu

Abdixhiku me ‘Turneun e Ndryshimit’ merr përkrahje të madhe në Ferizaj

Erzana Fazliu