Telenews

Dedaj e përmend Thaçin në Speciale, tregon nëse ka dorë në Qirez

Gjergj Dedaj ka thënë se Hashim Thaçi i ka shpëtuar atë dhe të ndaluarit e tjerë në fshatin Qirez të Skenderajt më 1998.

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në Hagë, Dedaj ka thënë se ish-presidenti Thaçi “është absolutisht i pafajshëm” për atë çfarë ka ndodhur në Qirez.

“Unë e kam vizituar sërish Qirezin dhe kam biseduar, kam mbledhur informata dhe jam bind se presidenti Hashim Thaçi as ni faj ma të vogël nuk e ka pasë për atë situatë në Qirez. Është absolutisht i pafajshëm, bile e falënderoi sepse mos të kishte qenë ky në atë moment atje nuk e di se çka do të kishte ndodhur me ne”, tha ai.

Ai tha se ndihet i kërcënuar pas marrjes në pyetje në Speciale dhe u shpreh se ka marrë shumë kërcënime dhe ofendime në rrjetet sociale.

“Jam brengos shumë sepse dje kam marrë qindra ofendime nga milingonat e Facebook-ut. Bile nuk kam arrit me flejt dje. Unë jam duke e pësuar, dhe ka hakmarrje edhe ndaj fëmijëve të mi në vendet e tyre të punës”, u shpreh Dedaj. /Telenews.al/

Të ngajshme

A ka votë LDK për Qeverinë Kurti? Haziri: Na i kanë kontaktu deputetët, kolegët kanë tregu

KushtrimGuraj

Themelimi i Speciales, Kajtazi: Nëse nuk do të krijohej, do ta akuzonim Thaçin si frikacak

KushtrimGuraj

Kosova ngel prapa, KE-ja lëshon fondet e reja për Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut

KushtrimGuraj