Telenews

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

deepseek-bllokohet-ne-dyqanet-e-aplikacioneve-apple-dhe-google-ne-itali

Aplikacioni i inteligjencës artificiale DeepSeek nga Kina u ndalua në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në Itali, pasi autoriteti i mbrojtjes së të dhënave i këtij shteti kërkoi detaje rreth përdorimit të të dhënave personale.

Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave i Irlandës gjithashtu kërkoi informacione rreth përpunimit të të dhënave të përdoruesve irlandezë nga DeepSeek, shkruan reuters.

Regullatori italian nisi një hetim për të siguruar se aplikacioni po përputhet me rregullat e GDPR-së, duke u përqendruar në mbledhjen e të dhënave, ruajtjen dhe masat e sigurisë për përdoruesit e mitur.

DeepSeek vazhdoi të funksiononte për përdoruesit që kishin shkarkuar tashmë aplikacionin dhe mbeti i qasshëm në shtete të tjera të BE-së.

Ndërkohë, Gjermania po monitoron aplikacionet e inteligjencës artificiale për ndërhyrje të mundshme para zgjedhjeve të saj kombëtare.

Të ngajshme

Sega anulon Football Manager 25

KushtrimGuraj

Big Tech arrin mbi 300 miliardë dollarë shpenzime në AI për vitin 2025

KushtrimGuraj

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Donat Hashani