Telenews

Defekt në ujësjellës – disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë

Rrugët “Bajram Bahtiri” dhe “Tomori” si dhe fshatrat Llukar dhe Makovc kanë mbetur sonte pa ujë për shkak të një defekti që ka ndodhur para mbrëmjen e së hënës në rrugën “Bajram Bahtiri”, Prishtinë.

Në njoftimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina thuhet se punimet në korrigjimin e këtij defekti janë ndalur për shkak të rrezikut të madh që është shkaktuar në këtë zonë nga shembja e dheut.

Bëhet e ditur se punimet do të vazhdojnë sot (e martë) qe nga orët e hershme të mëngjesit.

 

Të ngajshme

Zjarr i madh në Sllatinë, nuk dihen ende shkaqet

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor – 27 Korrik

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 27 korrik

Rrezarta Ramaj