Telenews

“Defender 23”, Peleshi: Task Forca Jug është e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi u shpreh sot Task Forca Jug është e plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë që i bashkohen trupave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Ata janë këtu për të marrë pjesë në trajnimet stërvitore #Defender23, duke ndihmuar që forcat amerikane dhe partnerët të jenë të trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.”, shkroi Peleshi në Facebook, duke shtuar se prezenca e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e bën këtë strukturë edhe më të veçantë.

“Kjo stërvitje dita-ditës, po merr trajtën e një suksesi të madh.”, shtoi ai, me ç’rast publikoi edhe disa fotografi.

May be an image of 5 peopleMay be an image of 2 peopleMay be an image of 4 people, aircraft and text

Ndërkohë, qytetarët e Kosovës nesër (e diel) do të mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit. Për herë të parë në Kosovë po organizohet dita promovuese e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Pjesë e “Defender Europe 23” janë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa ushtarakë.

Të ngajshme

Itali: 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai, mister shkaqet

Valjeta Turkaj

Dy të lënduar nga aksidenti në Veternik të Prishtinës

Valjeta Turkaj

Të shtëna me armë në një universitet në ShBA, një person i vrarë dhe gjashtë të plagosur

Valjeta Turkaj