Telenews

“Dëgjova teksa bërtisnin gratë”/ Flet pronarja e banesës ku vëllai vrau vëllanë në Tiranë

 

 

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në zonën e Freskut në Tiranë, ku vëllai vrau vëllanë pas sherrit për tokat, e më pas veten.

Për gazetarët ka dëshmuar pronarja e banesës ku jetonte një nga viktimat me qira.

“I dëgjova unë duke bërtitur gratë. I kemi me qira, ishin të rregullt. Vëllai tjetër nuk rri këtu, erdhi në mëngjes. Nuk di gjë tjetër...”-u shpreh ajo për mediat.

Si ndodhi ngjarja?

Vehap Cami, 63 vjeç kishte shkuar për të pirë kafenë e mëngjesit në banesën e të vëllait, Lulëzim Camit.

Pas një konflikti për pronat e tyre në zonën e Bulqizës, Vehapi ka qëlluar me armë zjarri vëllanë e tij, e më pas ka qëlluar drejt vetes, duke mbetur të dy të vrarë.

Vrasja dyshohet për motive pronësie, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po merr në pyetje familjarët si dhe forca të shumta policie.

Të ngajshme

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu

Pas takimit Kurti-Mickovski, prangat e para për Ali Ahmetin

Erzana Fazliu

Kryetari i Komunës së Butelit paralajmëron arrestimin e Ali Ahmetit

Donat Hashani