Telenews

Deklarata për të Zhdukurit, BE: Dakordimi i Kurtit dhe Vuçiqit është dëshmi se dialogu po sjell rezultate

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën e së enjtës për media ka folur edhe për Deklaratën për të Zhdukurit për të cilën u dakorduan të martën e 2 majit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se takimi i së martës në Bruksel solli konsensus për këtë deklaratë dhe siç tha Stano ishte e rëndësishme që të shihej Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të bien dakord me këtë deklaratë, për të vazhduar më tej në hapin praktik.

“Është shumë e rëndësishme që takimi i së martës të arriti të sjellë konsensus për këtë deklaratë. Kemi mundur të shohim Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të bien dakord për këtë deklaratë dhe për të vazhduar punën në hapin praktik. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Stano para mediave.

Ai gjithashtu theksoi se një darkordim i tillë është dëshmi se dialogu po sjell rezultate, edhe pse siç e cilësoi ai ndoshta jo dhe aq shpejt sa do të dëshironte BE, dhe familjarët, por e rëndësishme është që ka lëvizje në këtë drejtim.

Në fund, Stano u shpreh se dialogu ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjes për këta njerëz e që siç e potencoi ai nuk është e vogël.

“Dhe kjo është gjithashtu një dëshmi se dialogu po sjell rezultate. Ndoshta jo aq shpejt sa do të dëshironim ne, dhe njerëzit e prekur nga kjo do të dëshironin, por ka lëvizje në këtë drejtim dhe pikërisht për këtë po e bëjmë këtë dhe pse po e vazhdojmë këtë gjë. Sepse në fund dialogu ka të bëjë me gjetjen e zgjidhjes për njerëzit, për të zgjidhur situatën e tyre që nuk është optimale, dhe për të dhënë edhe perspektivë për një të ardhme më të mirë”, tha Stano në konferencën e së enjtes.

Deklarata e publikuar në faqen zyrtare të Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, i ka gjithsej nëntë pika.

Aty theksohet se Deklarata ndjek “mirëkuptimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për personat e Zhdukur”, i cili po ashtu përfshin edhe “personat e zhdukur me forcë”.

Të ngajshme

Tragjedi në Holandë: Gruaja shqiptare vritet nga bashkëshorti në rrethana makaber

Valjeta Turkaj

Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

Valjeta Turkaj

Sulm me thikë në Bielefeld të Gjermanisë, lëndohen të paktën pesë persona

Valjeta Turkaj