Telenews

Deklarimi i Presidencës për incidentin, Gorani: Me qenë ashtu duhet me i nderpre marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut

Pas incidentit që i ndodhi sot presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, ka reaguar edhe gazetari Dukagjin Gorani, i cili thotë se sipas deklaratës së Presidencës, lë të nënkuptohet se ka ndodhur një incident shumë i madh diplomatik.

Gorani thotë se raste të tilla nuk i ka ndodhur Kosovës asnjëherë më parë.

“Nëse është mu interpret ajo deklartë, ajo duhet me u nënkuptu që prej natës së sotmi ne ishim dasht me I shjëput mardhëniet diplomatike me Maqedoninë, ish dasht me kap për veshi ambasadorin maqedonas edhe me qit përtej kufinit ish desht me e dërgu një demarsh edhe në Shkup edhe në BE për me tregu që në këso niveli alarmues janë sjellë me përfaqësues të shtetit tonë. Ne po ashtu e dim që kjo kurrë nuk ka me ndodhë. Une nuk mendoj që krejt ky interpretim që ka dalë në media nuk është i fundit, nuk është përfundimtar. Unë mendoj që gjatë ditëve do ti marrim vesh edhe detajet. Këso incidente neve nuk na ka ndodh kurrë, deri te kjo udhëheqje që e kem”, tha Gorani.

Ndryshe, pak më parë u raportua se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit derisa ka kaluar kontrollin kufitar i është kërkuar t’i merret telefoni, por kjo është kundërshtuar nga stafi i saj. Sipas presidencës së Kosovës një pjesëtar i sigurimit ka tentuar ta shtyjë presidenten.

Të ngajshme

Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit

Donat Hashani

Pronari i ‘Alba Dent’: Ngjarja nuk ndodhi në lokalin tonë, e plagosura erdhi për ndihmë

Donat Hashani

Plagosja e 30-vjeçares, flasin nga QKUK për gjendjen e saj

Donat Hashani