Telenews

Deklarohen nga kompania ndërtimore, ku humbi jetën punëtori në Skenderaj

Një person ka ndërruar jetë sot gjatë kohës sa ishte duke punuar në një objekt banesor në Skenderaj.

Bëhet fjalë për një punëtor të kompanisë “Rroni-t Group”, i cili humbi jetën në vendin e punës.

Lajmin e ka konfirmuar pronari i kompanisë “Rroni-t Group”, Armend Tahiri, i cili tha se viktima nuk ka rënë as nga skeleti e as nga shkallët, por ka ndërruar jetë aty ku ka qenë, brenda një ballkoni.

Sipas Tahirit, viktima ka pasur telashe shëndetësore edhe mëherët, madje sipas tij, dy muaj mëherët nuk ka qenë në punë fare.

“Punëtor i nënkontraktuar, ka pasur problem edhe më herët me zemër. “, tha ai.

“Ku ka qenë duke punuar vetëm është ulur dhe ka vdek, nuk është rënë nga skelet, sa nga shkallët. “, tha tutje ai.

Tahiri, tutje tha se vet e ka raportuar rastin në Polici, në Inspektorat dhe emergjencë. Megjithastë rasti, dhe detajet nuk është konfirmuar nga këto institucione.

 

Të ngajshme

Ngjarjet ditore

Erzana Fazliu

KEDS-KESCO vazhdon keqtrajtimin e qytetarëve – Mërgimtari endet dy net pa rrymë, pavarësisht pagesës

KushtrimGuraj

Reagojnë avokatët e Veliajt: Hetimi i zgjatur është zhvilluar në mënyrë të njëanshme

KushtrimGuraj