Telenews

Deklarohet Abazoviq pas marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar pas marrëveshjes që e ka arritur me Kishën Ortodokse Serbe.

“Vazhdojmë, në fokus të një standardi jetësor më të mirë të qytetarëve”, ka thënë ai përmes një postimi në Facebook.

Por ndaj Abazoviqit ka nisur iniciativa për mocion mosbesimi.

Partia e Milo Gjukanoviqit është kundër kësaj marrëveshjeje dhe ka premtuar se Qeveria e re e Malit të Zi do ta pezullojë atë.

Kështu është e paqartë e ardhmja e Abazoviqit në krye të ekzekutivit të Malit të Zi.

 

Të ngajshme

Reuters: Parlamenti rizgjedh Albin Kurti kryeministër, kriza politike vazhdon

Yllka Gashi

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Yllka Gashi

Hoxhaj publikon video nga marshimet për UÇK-në: Vetëm edhe dy ditë

Yllka Gashi