Telenews

Deklarohet mbrojtja ligjore e Granit Plavës pas raportimeve se ai është rrahur në burg

 

 

Sot në mediat e vendit u raportua se i dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, është rrahë në burgun e Prishtinës gjatë pasditës së djeshme.

Gazeta ka kontaktuar me studion ligjore e cila ka nën mbrojtje Plavën.

Ata thanë se kanë dërgjuar për këto informata, por nuk kanë diçka zyrtare, dhe se nesër do të shkojnë ta vizitojnë klientin e tyre në burg.

“Nuk kemi të konfirmume diçka, edhe ne i kemi marrë këto informacione, nesër shkojmë e vizitojmë dhe shohim se çka ka ndodhë”, thuhet në përgjigjen e GHG Law Firm.

Kujtojmë që Naim Murseli, Granit Plava dorasi, dhe Kushtrim Kokalla, janë 3 të dyshuarit kryesorë për organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Dje pasdite për këtë rast ëshë arrestuar edhe personi i katërt./Telenews/

 

 

Të ngajshme

Osmani: Vizita e Vuçiqit në Moskë, akt i qartë politik që sfidon edhe vet qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e Evropës

Donat Hashani

Costa: Kosova e ka vendin në familjen e BE-së – forcat politike të krijojnë konsensus

Donat Hashani

Osmani para Costas kërkon t’i hiqen masat Kosovës dhe që aplikimi për anëtarësim të mos arkivohet

Donat Hashani