Telenews

Del në vendin e ngjarjes eksperti mjeko-ligjor, Arsim Gërxhaliu, zyra e të cilit dyshohet se

Burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se është djegur zyra e Arsim Gërxhaliut.

Po ashtu, dyshohet se janë djegur edhe disa zyra tjera.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se dy zyra janë përfshirë nga zjarri dhe se nuk raportohet për të lënduar.

Sipas saj zjarrfikësit e kanë lokalizuar zjarrin.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu, zyra e të cilit dyshohet se është djegur në IML.

Të ngajshme

“Kam qenë shumë i vetmuar”, surpriza e motrës dhe dhëndrit për Gjestin

Rrezarta Ramaj

Sot derbi dhe përballje interesante në tri ligat kryesore evropiane

Rrezarta Ramaj

Festoni 28 Nëntorin në Grand Blue Fafa Resort & Spa me muzikë dhe argëtim!

Rrezarta Ramaj