Telenews

Del nga rruga një veturë e KFOR-it, flasin nga Policia

 

 

Të premten në Lëbushë të Deçanit është aksidentuar një veturë e KFOR-it.Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.Ai tha se vetura devijoi nga rruga por se nuk ka pasur të lënduar nga ky rast.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:50 në fshatin Lebushë të Deçanit. Ekipet kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë parë se bëhet fjalë për një veturë të KFOR-it që ka devijuar nga rruga, por nuk ka pasur të lënduar”, ka thënë Gashi.

LEXO EDHE KETE

Scholz, Macron dhe Meloni me deklaratë të përbashkët për Kosovën

Kujtojmë se një tjetër veturë e KFOR-it u aksidentua disa ditë më parë në magjistralen Pejë-Prishtinë, aksident ky që përfundoi me fatalitet. Si pasojë humbi jetën një ushtar i kontingjentit italian./Telenews/

Të ngajshme

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu

Tragjedia në Teksas: Shkon në 27 numri i viktimave – 20 vajza ende të zhdukura

Erzana Fazliu

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu