Telenews

Del një video nga ngjarja që tronditi Prishtinën: Kështu nisën të shtënat me armë në Kolovicë

 

 

Policia e Kosovës ditë më parë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e së martës në Prishtinë, ku si pasojë dy persona humbën jetën.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur pas një konfrontimi në mes të dy grupeve, në ora 21:20.

“Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga personat e plagosur: E. H,  mashkull, 30 vjeç, ka vdekur mbrëmë, ndërsa sot rreth orës 11:00 nga QKUK jemi njoftuar se edhe viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, ka vdekur”, thuhet në raport.

E sot, portali Fakte Plus ka publikuar një video se si nisi konflikti mes dy grupeve, i cili vazhdoi edhe në orët e mbrëmjes.

Në këtë konflikt mes dy grupeve, viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç ishte kalimtare e rastit.

Policia njofton se e ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj