Telenews

Deliu: Derisa Kurti po krenohet për marrëveshjen me Serbinë, ZRRE-ja mori vendim për shtrenjtimin e rrymës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike nga data 1 prill e këtij viti.

Sipas vendimit të ZRRE-së, rryma do të shtrenjtohet për rreth 15 për qind.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se derisa kryeministri Kurti po krenohet para deputetëve të Kuvendit për marrëveshjen me Serbinë, ZRRE-ja ka marrë vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Qytetarët varfërohen cdo ditë e më shumë, nga kjo Qeveri e cila ka harruar gjendjen e rëndë në të cilën e ka katandisur vendin. Me rëndësi, më në fund e kuptuan të gjithë nga kryeministri se “Ka Asociacion””, ka thënë Deliu. /Telenews.al/

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj