Telenews

Deliu në Kuvend: Ngjarje të rënda po ndodhin, është krijuar pasiguri e frikshme

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha në Kuvendin e Kosovës se ngjarjet e fundit në vend janë të rënda dhe se ato e kanë bërë të frikshme pasigurinë.

Ajo zgjodhi të flasë për këtë, përpara se të niste debatin parlamentar në lidhje me raportin e Komisionit Europian për Kosovën,transmeton Telenews.

“Para se të fillojë diskutimin tim për raportin e Komisionit Europian për Kosovën, natyrisht që është e pashmangshme që të flas për ngjarjet e fundit në vend, të cilat na kanë tronditur të gjithëve. Vrasjet, vetëvrasjet, grabitjet e armatosura, qarkullimi i madh i armëve në Kosovë, dhuna dhe pasiguria e frikshme që është krijuar këtu, është vërtetë e rëndë”, tha Deliu.

“Jo më larg se mbrëmë të gjithin ishin dëshmitarë të një tjetër vrasjeje të një gruaje. 33-vjeçarja Liridona Murseli mbeti e vrarë pasi që ajo bashkë me familjen ishin cak i një grabitjeje të armatosur. Vetëm pak orë pas këtij rasti tragjik, një burrë ka humbur jetën pas plagëve të marra nga therrja me thikë po në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë”, shtoi ajo.

Deputetja iu shprehu ngushëllime familjarëve, ndërsa kërkoi që “institucionet e drejtësisë dhe institucionet përgjegjëse që të marrin menjëherë masa”./Telenews/

Të ngajshme

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Donat Hashani

Këto janë detajet që nuk do ti besoni se ndodhën në zgjedhjet lokale 2025

Donat Hashani

Ky është asambleisti më i votuar në Kosovë

Donat Hashani