Telenews

Dëmtimi i tabelave në gjuhën shqipe, arrestohet një serb në Leposaviq

 

 

Një serb është arrestuar në Leposaviq në orët e para të së shtunës, pasi dyshohet se ka dëmtuar dy shenja trafiku.

Një gjë të tillë e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi.

“Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tabelat e komunikacionit që tregojnë emrat e vendbanimeve në gjuhën shqipe dhe atë serbe (alfabeti latin) janë vandalizuar në disa lokacione në pjesën veriore të Kosovës.

Të ngajshme

Vdekja e 27-vjeçarit, dalin pamje të reja nga momenti i arrestimit të tij nga PK-ja

Donat Hashani

Vdekja e 50 vjeçarit në Pejë: Ja nga çka dyshohet se u godit

Donat Hashani

10 ditë pas përurimit mbyllet tuneli i Kurrizit, ky është shkaku

Donat Hashani