Telenews

Dëmtohet gypi nga një kompani private në Podujevë, ndërpritet furnizimi me ujë deri nesër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm në një pjesë të Podujevës do të ndërpritet deri nesër, si pasojë e dëmtimit të një gypi.

Sipas njoftimit, dëmtimi i gypit me diametër Ø250 është shkaktuar nga një kompani private në rrugën “Brigadat”.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet pasi kompania përgjegjëse të kryejë sanimin e dëmtimit.

“Ju njoftojmë se, si pasojë e dëmtimit të gypit Ø250 nga një kompani private në rrugën “Brigadat”, furnizimi me ujë të pijshëm do të ndërpritet deri nesër, kur pritet që kompania përgjegjëse të kryejë sanimin e dëmtimit.”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Vazhdon dita e 8-të e protestës, sheshi “Skënderbeu” mbushet me qytetarë –

KushtrimGuraj

Familja njofton për të pamën e Idriz Rrecajt, priten procedurat nga Mjekësia Ligjore –

KushtrimGuraj

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, parakalon pranë figurës së Adem Jasharit në Iowa

KushtrimGuraj