Telenews

Dënohet me burgim të përjetshëm Naser Pajazitaj

Ky vendim është marrë të enjten nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Ndërkaq, gjyqi për këtë rast kishte përfunduar të martën, ku Prokuroria kishte kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm.
Gjatë seancës të së martës, prokurorja Valbona Dishaj Haxhosaj, numëroi një për një provat, të cilat sipas saj vërtetonin krimin.
E ndryshe tha mbrojtja në fjalën e saj përfundimtare, ku kërkoi lirimin e Naser Pajazitaj.
Madje avokati i Naser Pajazitaj, pretendon se viktima nuk ishte vrarë në vendin ku u gjet trupi i saj.
Këtë pretendim e kundërshtoi prokurorja Dishaj Haxhosaj.
E kompensim dëmi kërkuan familja e viktimës.
Vepra për të cilën pritet vendimi i Gjykatës, ndodhi në vitin 2015, në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.

Të ngajshme

Përfundon seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Rrezarta Ramaj

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj